EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person, arrestohet pas disa muajsh autori në Dibër

Një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armbajtja pa leje”, është arrestuar nga policia në Dibër.

Në pranga përfundoi Ardit Aldedaj (Begu), i cili ka tëntuar të vrasë me armë zjarri një person. Ngjarja është regjistruar në qërshor të vitit 2023, për motive të dobëta.

“DVP Dibër/Ishte në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armbajtja pa leje”, ndalohet nga Policia 30-vjeçari. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Dibër, bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ndalimin e shtetasit A.A (B), 30 vjeç, banues në Peshkopi, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në qershor të vitit 2023, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.