EMRI/ Sekuestrohet një arsenal armësh në Tiranë, arrestohet 64-vjeçari

Një aresenal armësh u gjet dhe u sekuestrua në një banesë në Tiranë. Policia e Tiranës ka vënë në pranga 64-vjeçarin Arian Durmishaj, pronarin e banesë.

Gjatë ndërhyrjes, në këtë banesë u gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje.

Grupi hetimor po kryen verifikimet për të zbuluar aktivitetin dhe lidhjet e mundshme të 64-vjeçarit me grupe të caktuara.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një banesë në rrugën “Pasho Hysa”, mbaheshin armë dhe sende të tjera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Municioni”.

Gjatë ndërhyrjes, në këtë banesë u gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje, nga pronari i banesës, shtetasi 64 vjeçar Arian Durmishaj.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.