EMRI/ Pezullohet nga detyra drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës

Është pezulluar nga detyra drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës, Hazbi Lika, i cili dyshohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Lika ishte emëruar në këtë detyrë në Maj të 2022-it, pasi zëvendësoi Ana Dhamon.

Pezullimi nga detyra vjen si pjesë e procedurave hetimore ndaj Likës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive të tij në këtë çështje.

Ndërkohë pritet edhe një njoftim zyrtar mbi arsyet e pezullimit nga detyra.