EMRI/ Përplaset për vdekje 76-vjeçari në Shkodër

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”.

Një grua dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka përplasur 76-vjeçari Gjovalin Nikolli.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e automjetit dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.