EMRI/ Përndoqi për 1 muaj adoleshenten, arrestohet 47-vjeçari në Pukë

Një 47 vjeçar është arrestuar në Pukë pasi prej një muaji përndiqte në rrugë dhe në rrjete sociale, një adoleshente.

Ka qenë 17 vjeçarja, e cila ka bërë kallëzim në polici se Zamir Puka e përndiqte pas kohësh. Gjykata e Shkodrës caktoi ndaj tij masën e “arrestit me burg” për veprën penale “Përndjekja”. Ndërkohë nga verifikimet ka rezultuar se 47 vjeçari është me precedent të mëparshëm penal për të njëjtin krim.

Njoftimi i Policisë:

Përndoqi 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 17-vjeçare, arrestohet menjëherë pas kallëzimit të së miturës, 47-vjeçari.

I arrestuari, me precedent për të njëjtin krim.

Menjëherë pasi një shtetase 17 vjeçe ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, se përndiqej nga 1 shtetas, prej rreth 1 muaji, në rrugë dhe në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat, për këtë rast u vu në pranga shtetasi Z. P., 47 vjeç, banues në Pukë, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se 47-vjeçari ishte shtetas me precedent për të njëjtin krim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.