EMRI/ Pas arrestimit të Evis Berberit për korrupsion dhe pastrim parash, emërohet drejtuesi i ri i ARRSH-së

Gentian Gjyli do të jetë drejtuesi i ri i ARRSH-së pas arrestimit të Evis Berberit për korrupsion dhe pastrim parash.

Mësohet se zëvendësi i Berberit, ka drejtuar institucionin që prej arrestimit të tij, pak ditë më parë, me urdhër të SPAK.

Sipas organit të akuzës, Berberi në periudhat kur ka qenë drejtor i Eficencës së Energjisë dhe drejtor i ARRSH, i ka dhënë në total 6 tendera kompanisë në zotërim të tij, duke përfituar 2.3 milionë euro.

Tenderat e përfituar, lidhen me konsulenca projektesh që janë fituar me çmim më të ulët nga kompania në të cilën sipas hetimeve rezultoi që Berberi të ishte akoma pjesë.

Agjentët e BKH-së dhe SPAK i kontrolluan shtëpinë Berberit disa javë më parë, ku sekuestruan disa dokumente, celularë dhe laptop, si edhe një shumë e madhe parash. Bashkë me Berberin, u arrestuan edhe dy biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lame.