Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër ku një 18 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ngjarja është regjistruar në fshatin Obot, kur 18-vjeçari Remzi Duli është futur në lumin Buna për t’u larë.
Por policia njoftoi se dyshohet se atë e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë është mbytur. Trupi i pajetë i adoleshentit është gjetur pas kërkimeve përgjatë rrjedhjes së lumit.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit”- njoftoi policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.