Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Barcelona është arrestuar në Shkodër nga Forcat Operacionale gjatë aksionit të koduar “Operacionalja 45”.
Atij i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë kanabisi me llamba në Spanjë, në të ashtuquajturat “shtëpitë e barit”.
Bëhet fjalë për shtetasin Elton Kola, i cili u ndalua në aksin rrugor “Vau i Dejës–Shkodër”. Pas prangosjes, i riu pritet të ekstradohet në Spanjë për t’u përballur me akuzat.