Video nga ngjarja/ Me thikë e sëpatë kërcënonte të atin, RENEA ndërhyn për të arrestuar 35 vjeçarin në Shijak

Një 35-vjeçar është arrestuar në fshatin Rubje të Shijakut, me ndërhyrjen e forcave RENEA, pasi nuk pranonte t’i dorëzohej policisë.

Policia kishte marrë informacion se Eduart Hoxha, kishte dhunuar dhe kërcënuar me sëpatë të atin se do ta vriste. Forcat blu njoftuar nga vetë i ati por gjatë arrestimit, 35-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë. Në këto kushte është kërkuar ndihma e Forcave RENEA për neutralizimin e tij.

Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me në banesë, duke bërë të mundur vënien në pranga të 35-vjeçarit. Lidhur me lajmin ka reaguar edhe ministri Balla i cili ka shpërndarë pamjet e të riut.

Njoftimi i policisë:

‘Shërbimet e Policisë morën njoftim se në fshatin Rubjek, Maminas, një shtetas po dhunohej dhe po kërcënohej me mjete prerëse (sopatë dhe thikë), nga djali i tij.

Pas informacionit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresen e dhënë ku kanë bërë të mundur parandalimin e dhunës dhe kanë nxjerrë nga banesa shtetasin e dhunuar.

Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse.

Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të Policisë kanë shkuar Forcat e RENEA-s.

Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Rubjek.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan mjetet prerëse (sopatë dhe thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.’