EMRI/ Mbushi oborrin e shtëpisë më kanabis, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin

Një 32-vjeçar u arrestua në Kurbin, i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike. Policia njofton se i arrestuari është Hajdar Lama, i cili kishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kodër Shullaz.

Ai u prangos teksa po kujdesej për bimët narkotike. Këto të fundit u asgjësuan me anë të djegies.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.