EMRI/ I dënuar për abuzim seksual me të mitur, arrestohet 32-vjeçari në Shijak

Policia e Shijakut ka prangosur një 32-vjeçar, i cili është dënuar me 10 vjet burg për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj të miturve.

I arrestuari është 32-vjeçari Fatjon Hoxha, banues në Shijak.

Ai ishte në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e kishte dënuar me 10 vite burg me vendim të datës 21 nëntor 2024, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.