21 vjeçarja që shihni në foton e sipërme është Aldorjana Loshi, efektivja e policisë që i dha fund jetës këtë të premte ndërsa ndodhej në banesë e vetme.
Mësohet se viktima jetonte në një banesë me qira në zonën e “Ali Demit”, me nënën dhe vëllain më të vogël, aty ku u gjet e pajetë.
Raportohet se kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar të shtëna, e më pas kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.
E reja punonte prej një viti e gjysmë në komisariatin e Kamzës. Gjatë turnit të një dite më parë, ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim që mund të shkaktonte dyshime se ajo do të ndërmerrte aktin e rëndë.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por nuk përjashtohet pista që të ketë qenë duke pastruar armën dhe të ketë qëlluar veten aksidentalisht.
Njoftimi i policise:
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”