EMRI/ Emërohet drejtori i ri i SHKBB-së

Indrit Doda do të jetë drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje. Emërimi i Dodës në krye të SHKBB-së është bërë nga Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Indrid Doda ka një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit ndërsa më herët ai ka mbajtur edhe postin e Koordinatorit në Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Doda ka qenë pjesë edhe e disa operacioneve në Siri për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në kampet në Lindjen e Mesme, për të cilat është dekoruar me medalje trimërie.

Në atë periudhë, Indrit Doda mbante detyrën e shefit të operacioneve speciale. Doda zëvendëson Andi Dedën, i cili ka qenë më herët në krye të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.