Një 29-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen 18 në Durrës. Sipas policisë, viktima është Ermir Dedja, i cili ka humbur jetën në spital.
Ende nuk dihen motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë është ngritur grup i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Lagjja 18 njihet ndryshe si Spitallë. Ajo është zonë periferike e qytetit të Durrësit dhe mungon totalisht ndriçimi dhe identifikimi bëhet më i vështirë.
Durrës/Informacion paraprak:
Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.