EMRI/ Dhunohet me sende të forta efektivi në Shkodër

Një efektiv policie është goditur me sende të forta në Shkodër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme teksa oficeri Admir Okaj u dhunua me sende të forta në kokë pranë banesës së tij në zonën e Zdrales.

Efektivi është dërguar për mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht nuk janë ende të qarta rrethanat e ngjarjes apo se kush ka dhunuar efektivin, por kanë qenë disa persona që e kanë qëlluar, duke i shkaktuar edhe plagë. Autorët janë ende të paidentifikuar. Ndërkohë blutë e Shkodrës kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit