EMRI/ Burg për shqiptarin që u gjet brenda fermës së kanabisit në Angli, i riu: Fitoja 15% nga shitja e drogës

Një 23-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg nga autoritetet në Angli pasi është kapur duke punuar në një shtëpi bari.

Ylli Cala tha se atij iu dhanë 500 paund për të rritur kanabisin brenda një shtëpie në Stone Cross Drive në Sprotborough.

Cala tha se ishte vendimi i tij për të ndihmuar në rritjen e kanabisit, me 23-vjeçarin shqiptar që pranoi të mbante një fitim 15 për qind nga shitja e drogës.

Dhjetra bimë po rriteshin në dhoma të ndryshme të pronës, ndërsa autoritetet britanike zbastisën shtëpinë e barit në mëngjesin e 24 janarit ku arrestuan edhe të riun shqiptar. Brenda shtëpisë së barit kishte rreth 90 bimë kanabis me vlerë rreth 90.000 paund.