EMRI/ Atentat në Ndroq, vritet me armë zjarri në lokal 50 vjeçari, policia në ndjekje të autorit

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në Ndroq, ku është ekzekutuar 50 vjeçari Alfred Dedja.

Viktima ka qenë i ulur në lokal, kur autori është futur dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij, teksa dyshohet se ai është larguar drejt Durrësit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.