EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 50 vjeçari shqiptar

Një aksident i ka marrë jetën jetën një 50 vjeçari shqiptar në Itali. Viktima është Artur Çela nga Tirana, i cili prej më shumë se 20 vitesh jetontë në vendin fqinj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 50-vjeçari po udhëtonte me një motor kur u përplas me një makinë. Përplasja ishte fatale për shqiptarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Drejt vendit të ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe urgjenca, por ishte tepër vonë pasi Çela kishte ndërruar jetë.

Dyshimet e para janë që aksidenti është shkaktuar si pasojë e një parakalimi të gabuar të shqiptarit, por kjo pritet të vërtetohet në vijim.

Çela jetonte me familjen në Concordia Sagittarian dhe punonte në ndërtim.