Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë ku janë regjistruar dy viktima.
Ngjarja njofton policia, ndodhi në lagjen nr.18 ku shtetasi Jorgo Prifti, qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin Emiljano Pine. Ky i fundit humbi jetën rrugës për në spital për shkak të plagëve të marra.
Më pas, sqaron policia, autori i ka dhënë fund jetës së tij, me armën që qëlloi Emiljano Pinen.
Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat ndërsa janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.
Ende nuk duhen motivet e krimit të rëndë, që tronditi këtë mbremje qytetin e Korçes.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.
Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.