EMRAT/ Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 21 vjeçari! Autori shpallet në kërkim

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të kësaj të marte ku një 21 vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti ku Shpëtim Dedja ka qëlluar me armë zjarri ndaj të riut Luiz Sheqi, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori është shpallur në kërkim nga policia. Kjo e fundit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Dyshohet se plagosi me armë zjarri 21-vjeçarin, Policia identifikon 36-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij. 

Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim, shtetasi L. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës, me dëmtime në këmbë, të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.  

Nga hetimet dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi Sh. D., 36 vjeç, banues në Golem. Po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, njofton policia.