Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Sarandës 4 ish-zyrtarë të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Sarandës.
Në pranga kanë rënë Artur Musai, ish-Kryeinspektor i INUV, Vangjel Xhavara, Besian Koci, Erton Zekaj, inspektorë, të cilëve iu janë kontrolluar edhe banesat.
Ata akuzohen se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtimet pa leje në Ksamil gjatë periudhës mars-qershor 2023.
Artur Musai, Vangjel Xhavara dhe Besian Koçi janë ende të punësuar në Bashkinë e Sarandës, por të transferuar në detyra të tjera disa muaj më parë.