EMRAT- FOTO/ Ish-komandanti i “Shqiponjave” autor i plagosjes te Komuna e Parisit, dyshohet se 45 vjeçari i ngacmoi partneren

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot te Komuna e Parisit, ku u qëllua me armë zjarri drejt një personi.

Raportohet se i plagosur ka mbetur Lorenc Kosta, ndërsa autor dyshohet se është ish-komandanti i Shqiponjave Erjon Goxhara.

Autori është larguar menjeherë nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Mitsubishi”, por nuk dihet nëse ka pasur bashkëpunetorë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Goxhara dyshonte se 45-vjeçari i ka ngacmuar partneren, duke kryer më pas aktin e rëndë.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj. Ky i fundit i bëri thirrje autorit që të vetëdorëzohet.

Në zonë po ashtu janë edhe forca të shumta policie, që kanë rrethuar zonën.

‘Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’– njofton policia.