Autoritetet britanike kanë dënuar me burg gjashtë shtetas shqiptarë, pas një hetimi gjashtëmujor të koduar “Operacioni Young”, që zbuloi një rrjet kriminal të shpërndarjes së kokainës në Swindon.
Dënimet për grupin shqiptar:
-Saimir Neziraj (32 vjeç) – 8 vite burg
-Nertil Halili (29 vjeç) – 7 vite e 10 muaj
-Edmir Beqiri (37 vjeç) – 3 vite e 8 muaj
-Ergys Abdyli (26 vjeç) – 5 vite e 11 muaj
-Ardian Gjeta (26 vjeç) – 2 vite e 1 muaj
-Jorgo Brachousai (24 vjeç) – 16 muaj
Neziraj, drejtuesi i rrjetit, kontrollonte linjën “Denzel” për shpërndarjen e drogës, ndërsa të tjerët kishin role në transportimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes policisë së Wiltshire, Derbyshire dhe Londrës, ku u sekuestruan drogë dhe para të gatshme.
Të gjithë të pandehurit e pranuan fajësinë. Autoritetet britanike theksojnë se kjo goditje ka ndikuar në uljen e shpërndarjes së kokainës në zonë.