EMRAT/ Dënohen me burg tre shqiptarë në Itali, trafikonin kokainën duke e fshehur brenda djathit kaçkavall

Mbi 70 vite burg në total janë dhënë për 10 persona të arrestuar në Itali, mes tyre tre shqiptarë, të cilët ishin pjesë e një grupi që trafikonin kokainë.

Mediat italiane raportojnë se banda ku bënin pjesë shqiptarët është zbuluar në Rovigo, ku janë sekuestruar 25 kilogramë kokainë e pastër, e fshehur në pesë rrota djathi kaçkavall, gjatë vitit 2023.

Droga, e cila vinte nga Holanda kishte si destinacion final, Sardenjën.

“Koka” e bandës është një shqiptar i identifikuar si Erion Feimi, ndaj të cilit mësohet se është dhënë dënimi prej 16 vite burg dhe 40 mijë euro gjobë.

Shqiptarët e tjerë të dënuar janë Glorildo Halili, i cili u dënua me 7 vite dhe 30 mijë euro gjobë, e po kaq u dënua edhe Mateo Kolaj. Të dënuarit e tjerë janë shtetas italianë.