EMRAT/ Atentati ndaj babë e bir në Dukagjin, policia shpall në kërkim 4 autorët

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 autorët e atentatit të djeshëm në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe u plagos rëndë djali i tij Gjin Guri.

Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç, janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të viktimës dhe djalit të tij.

Ata akuzohen për 2 vepra penale: “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, ndërkohë që po hetohet për të zbardhur të plotë ngjarjen. I plagosuri Gjin Guri u nis dje drejt Tiranës dhe ndodhet nën kontrollin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.