Një grup prej 5 personash është arrestuar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, pasi dyshohen se shesin drogë në lokale të ndryshme të kryeqytetit.
Atyre u janë sekuestruar 10 mijë doza ekstazi me logon e firmës së njohur “Louis Vuitton”, të ndara dhe të gatshme për t’i shitur.
Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë: Mithat Ramadani; Besnik Mujeci; Kalem Picari; Ambra Myftari si dhe Daniel Avdija. Ndërkohë policia po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë lidhje mekëtë grup, pasi droga është future nga Kosova.
Të arrestuarit i kanë kaluar dozat e ekstazisë nëpërmjet linjave të transportit të udhëtarëve me autobus Prishtinë-Durrës. Pasi droga mbërrinte në Shqipëri, ata e transportonin me makina të marra me qiran ë Tiranë, ku më pas e shisnin.
“Për arritjen e marrëveshjeve shpërndarësit e drogërave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie si kapar, madje edhe lënien e automjeteve apo edhe të personave si kolateral. Ndërsa vendet e shkëmbimeve i linin në vende publike me shumë qarkullim njerëzish”, thuhet në dosje.