Emmanuel Macron: Franca ka pezulluar çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës

Presidenti francez Emmanuel Macron në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama ka njoftuar se Franca ka pezulluar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas tij, Kosova nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë, ndaj është marrë edhe kjo masë. Ai shtoi se Presidenti serb Vuçiç dhe kryeministrja Brnabiç duhet të mbajnë përgjegjësi për sulmin e terroristëve serbë në Banjskë.

“Ne e ndjekim më shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim që mendoj se është i mirë dhe presim te respektohet nga të dyja palët. Besoj se është përgjegjësi e Vuçiç që të dënojë aktin e 24 shtatorit.

Ajo çka presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizim i zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit nga autoritet kosovare, plotësisht dhe totalisht. Pres që Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë edhe nga presidentja dhe kryeministri Kosovar.

E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga Franca sepse ka të bëjë më respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën” u shpreh Macron