Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është marrë i pandehur nga SPAK. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, akuzë e cila i është komunikuar sot.
Këtë të hënë, ish-kryebashkiaku socialist është paraqitur në ambientet e SPAK ku është njohur edhe me akuzën ndaj tij.
Më herët, atij i është sekuestruar celulari dhe janë ushtruar kontrolle në një ambient në pronësi të Roshit, ku u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.
Elvis Roshi është marrë i pandehur pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur Bashkia e Kavajës drejtohej nga Roshi.
Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë.