Elisa Spiropali është gjithmonë ndër të parat politikane që e kanë një reagim për çdo gjë që ndodh, sidomos kur bëhet fjalë për të mbrojtur pushtetin.
Por, kur kanë kaluar disa ditë nga vrasja e Egli Progës në Pogradec, një ngjarje e mbuluar me skandale dhe me dyshime për manipulime provash, nga Kryetarja e Kuvendit nuk ka asnjë reagim.
Në debatin për këtë çështje është përfshirë kryeministri Edi Rama, ndërsa Spiropali ka zgjedhur të heshtë, ndoshta pasi e di që këtë herë edhe “Skënderbeu” i saj është duke gabuar, pasi Prokuroria nxorri në shesh të gjitha të vërtetat që pushteti donte të fshihte.
Teksa për Eglin që e vranë dhe po e rivrasin me lënien të lirë të bashkëpunëtorëve të autorit nuk ka asnjë reagim, Spiropali ka qenë aktive në rrjetet sociale duke përkujtuar Ismail Kadarenë dhe intelektualin arbëresh Mario Brunettin.
Spiropali ka treguar se di t’i shërbejë partisë dhe kryetarit shumë mirë, dhe një heshtje e tillë nga një nga zyrtarët më të rëndësishëm të vendit për një skandal kaq të madh, tregon edhe një herë tjetër devotshmërinë e saj ndaj atij që e mori nga “Mjaft” për ta bërë atë që është sot.