Ekzekutuan nënë e bir/ SPAK përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin e drejtësisë Talo Çela

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare, Talo Çela.

Bëhet fjalë për vrasjen e nënë e bir, Fatmira Dedaj dhe Elvis Dedaj, ngjarje kjo, e cila ka ndodhur 12 vite më parë.

Mediat raportojnë se SPAK ka ngritur akuzën për të paktën dy vrasje ndaj Festim Qolit, “Vrasje me paramendim” dhe “Pjesëmarrje në grup strukturuar kriminal”, vepra këto të kryera në dëm të ish-ortakut të tij Elvis Dedaj.

Qoli dhe Dedaj kishin një biznes të përbashkët, por kur Dedaj ka dashur të ndajë biznesin, Qoli ka financuar dhe urdhëruar vrasjen e ortakut të tij.

Talo Çela dhe i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ishin grupi i kontraktuar për kryerjen e vrasjes.

Prokuroria e akuzon Qolin për vrasjen e Fatmira Dedaj, nëna e Elvis Dedaj, e cila po hetonte për vrasjen e të birit.

Ajo u ekzekutua në mënyrë makabre në garazhin e një pallati në qytetin e Durrësit. Si Fatmir Qoli ashtu dhe Talo Çela ndodhen në kërkim ndërkombëtar.