Tronditet Lezha! Pak minuta më parë një person është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Pllanë të Lezhës.
Mediat raportojnë se viktimë ka mbetur, Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, i vrarë më 9 maj 2024 në Virona të Athinës.
Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën.
Kush është Roan Brahimi?
Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua për vdekje me armë brenda automjetit të tij. Policia greke thotë se ka dyshime që vrasja e tij mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrjeje të nisur nga Shqipëria.
Brahimi njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt, ‘mbretit të kumarit’ i zhdukur pa gjurmë që prej 8 Gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak dhe fati i të cilit nuk dihet ende.
Po ashtu, Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës.
Në vitin 2014, Roan Brahimit iu vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër. Konkretisht mbetën të vrarë Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
Katër vite më vonë, ai u arrestua në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.
Ndërkohë në dhjetor të vitit 2020, lokali në pronësi të Gjovalin Prendit, babai i Roan Brahimit alias Sidore Prendit, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.