Ekzekutimi i Gentian Bejtjas/ Gjykata kalon për gjykim dosjen për tre të pandehurit

Gjykata e Tiranës vendosi të kalojë për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas. Ai u ekzekutua mars të vitit 2024 në Larushk të Fushë-Krujës. 

Të pandehurit janë  Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, ndërsa në kërkim ndërkombëtar vijon të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se fshihet në Dubai.

Mediat raporotjnë se në seancën gjyqësore mungoi Ilir Beqaraj, i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.

Sipas prokurorisë, Beqaraje dhe Haxhiu në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas kurse Haxhiu ka siguruar kushtet.