Ekstradohet sot nga Dubai i shumëkërkuari, Florenc Çapja

Ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari Florenc Çapja. Ky i fundit është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqieir (babë e bir), ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012.

Vrasja e Nezir dhe Gentian Beqirit, ndodhi në gushtin e vitit 2012 në Elbasan dhe tronditi opinionin publik, për shkak se Gentian Beqiri ishte në “arrest shtëpie” dhe me punonjës policie tek dera, kur autorët u futën në shtëpi dhe vranë atë e të atin, Nezir Beqiri.

Sipas hetimit të kryer nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, vrasja e tyre është porositur nga Ardjan e Florenc Çapja. Ervis Bardhi e Olsi Leku janë paguar me 50 mijë euro, ndërsa Klajdi Dokli në periudhën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë banor i lagjes dhe ka vëzhguar me imtësi personat që hynin dhe dilnin nga shtëpia e familjes Beqiri.

Kujtojmë se Florenc Çapja është marrë i pandehur nga SPAK edhe për dosjen “Plumbi i Artë” ku akuzohet për veprat penale: “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.