Edhe në REZIDENCAT LUKSOZE ndërtohet PA LEJE, IKMT shemb 2 shtesa në ROLLING HILLS

Në një nga zonat më ekskluzive të Tiranës, ku jetojnë disa nga njerëzit më të pasur dhe më të njohur në Shqipëri, ndërtohet pa leje.

Bëhet fjalë për rezidencën luksoze Rolling Hills, ku janë konstatuar 2 shtesa pa leje, për të cilat IKMT është vënë menjëherë në veprim. Këto 2 objekte të ndërtuara pa leje janë shembur ditën e djeshme, ndërkohë që nuk bëhet me dije se kujt i përkasin.

Sipas informacioneve, ky nuk do të jetë aksioni i vetëm këto ditë. Në vazhdim pritet që IKMT, me mbështetje të Policisë së Shtetit të ndërhyjnë edhe në kompleksin Valamar në Durrës, pasi edhe aty mësohet se janë konstatuar objekte ndërtim pa leje.

Por ndërtimi pa leje edhe në rezidencat më luksoze tregon mospërfilljen e pasanikëve për ligjin, të cilët vijojnë t’i dalin përballë shtetit pa u shqetësuar për pasojat.