E zbulon Bardhi: Basha porositi 2 kate te kulla në hyrje të Liqenit sapo humbi zgjedhjet, pronarit të kullës 64 katëshe i shkoi te garazhi për t’i kërkuar ndjesë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë jashtë sallës së Kuvendit. Ai ka zbuluar se Lulzim Basha i ka porositur 2 katet te kulla në hyrje të Liqenit Artificial vetëm 1 muaj pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2021.

Gjithashtu Bardhi tregoi se Lulzim Basha i ka shkuar te garazhi i pallatit dhe i ka kërkuar ndjesë pronarit të kullës 64 katëshe që do të ndërtohet në kryeqytet, pas akuzave të hedhura ndaj tij. Bardhi e ka sfiduar Bashën që ta çojë në gjykatë nëse ai po shpif për ato që thotë.

“Të gjithë demokratët luftuan në 2021-shin të bënin zotin Basha kryeministër. Sapo humbi zgjedhjet, pas një muaji i futi një të porositur 2 kate të një nga kullat më të shtrenjta në Tiranë. Bëhet fjalë për kullën në hyrje të Liqenit Artificial. Pasi rikthehet për tu vetëshpallur kryetar partie, ka 2-3 muaj që më shumë kohë kalon në zyrën e arkitekturës për të mobiluar apartamentet, sesa për të bërë opozitë. Unë nuk jam avokat i akujst siç është ai avokat i Taulant Ballës dhe Edi Ramës. Sa i përket kullës 64 katëshe, nuk kam shkuar unë t’i këkroj ndjesë në garazhin e pallatit pronarit, ka shkuar zoti Basha. Nëse unë shpif, e sfidoj të më çojë në Gjykatë”, tha Bardhi.