Pas vetëdorëzimit në Polici, Julian Gjoshi, autori i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq, ka pranuar të flasë para oficerëve të policisë gjyqësore.
Ai ka pohuar se e ka vrarë Dedjan pasi ky i fundit e ofendonte sa herë takoheshin.
Sakq, 26-vjeçari shprehet se ditën e ngjarjen e ka telefonuar viktimën dhe i ka kërkuar të vinte në vendin e ngjarjes, aty ku më pas e ka qëlluar për vdekje me disa plumba.
Ai pa ka pranuar autorisinë e krimit, ndërsa shton se pistoletën me të cilën kreu vrasjen e ka hedhur në disa shkurre, pak metra larg lokalit ku ndodhi vrasja e Alfred Dedjas.
“Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te “Golden”, pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve”, u shpreh ai.