Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Lepenicë të Vlorës ku një makinë ka rënë në lumë. 35 vjeçarja A.A duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të. Të tre të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.