Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Tiranë. Një 67 vjeçar është gjetur u vetëvarur në banesën e tij në rrugën “Adem Jashari”.
“Rreth orës 11:00, është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, dyshohet i vetëvarur në banesën e tij, në rrugën “Adem Jashari”, shtetasi F. S., rreth 67 vjeç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit”- njofton policia.
Ndërkohë një 23 vjeçare është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Jorgo Plaku”. E reja aktualisht është në kujdesin e mjekëve
“Rreth orës 04:40, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Jorgo Plaku”, shtetasja S. I., rreth 23 vjeçe, e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”- thuhet në njoftimin e policisë.