E rëndë në Tiranë, gjyqtari Astrit Kalaja qëllohet me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë zjarri në ambientet e brendshme të Gjykatës e Apelit.

Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rënduar, ndërkohë që autori është arrestuar. Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, gjendja e të cilit nuk bëhet ende me dije.

Burime për mediat tregojnë se gjyqtari është qëlluar brenda sallës ku po zhvillohej seanca gjyqësore. nuk dihet nëse autori ka patur lidhje me çështjen që po gjykonte gjyqtari Kalaja.