Një 3 vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pas një mjekimi tek dentisti. Prindërit e vogëlushit akuzojnë stomatologun Roland Xhaxho dhe mbesën e tij Ina Xhaxho, që shërben si asistente tek klinika, për mjekim të pakujdesshëm.
Mësohet se fëmija do të bënte një ndërhyrje tek disa dhëmbë pasi kishte dhimbje dhe prindërit e kishin dërguar tek klinika private e mjekut.
Fëmija ka shkuar në shtëpi dhe më pas ka filluar të ketë probleme.
Prindërit e kanë çuar në pediatrinë e spitalit Nënë Tereza dhe aty e kanë shtruar duke e mbajtur në reanimacion.
Pas dy ditë qëndrimi në reanimacion fëmija ka ndëruar jetë. Pas kësaj, prindërit kanë depozituar kallëzim penal.
Aktualisht pritet përgjigje e autopsisë së fëmijës. Ndersa deri në këtë fazë po ndiqen penalisht në gjëndje të lirë Roland dhe Ina Xhaxho.