E rëndë në Shkodër, turisti vret bashkëshorten me thikë, më pas qëllon edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm, ku një turist amerikan ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

Më pas, ai ka qëlluar edhe veten, teksa ndodhet në spital duke u mjekuar, pasi është dëmtuar lehtë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që sollën në këtë ngjarje të rëndë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.