E rëndë në Shëngjin, humb jetën 2-vjeçari afgan, policia sqaron ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin ku një 2-vjeçar afgan ka humbur jetën. Siç njoftojnë blutë e Lezhës, ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku i mituri është mbytur në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar përkohësisht.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Shëngjin, Lezhë

Mbrëmjen e djeshme, aksidentalisht, duke luajtur, është mbytur në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar përkohësisht, një i mitur afgan, 2 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat”- njofton policia.