E rëndë në Lezhë, nxënësi godet me karrige mësuesen e gjimnazit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës.

Një mësuese është goditur me një karrige nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës.

Mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka marre një frakturë në krah. Nuk dihet me saktesi shkaku i debatit por dyshohet se konflikti ka lindur per shkak te mungesave te vazhdueshme. Bojkotohet mësimi nga stafi i mësuesve.

Ndërkohë në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë, te cilët kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Lezhës të nxënësit të vitit të dytë i cili goditi mësuesen.