E rëndë në Itali, 35 vjeçaren shqiptare e vret burri në mes të rrugës me plumb në kokë

Një ngjarje e rëdnë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku 35 vjeçarja shqiptare Klodiana Vefa është vrarë në mes të rrugës nga ish-bashkëshorti.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rrugën via Galvani, pak pas orës 20:00 të mbrëmjes, kur viktima po kthehej në shtëpi. Ish-bashkëshorti i dyshuar për vrasjen, Alfred Vefa, po e priste në rrugë dhe pasi e ka parë, e ka qëlluar me plumb në kokë.

Ai është shpallur në kërkim, ndëkrohë që në pyetje janë marrë edhe dy djemtë e 35 vjeçares, teksa njëri prej tyre ka treguar se prindërit kishin debate të vazhdueshme.

Policia ka ngritur postblloqe dhe pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja, por jo arma e krimit, të cilën autori e ka marrë me vete pasi ka kryer vrasjen.