E rëndë në Gjirokastër! Vuri bast me shokët, 16 vjeçari hidhet nga dritarja në gjimnazin ‘Siri Shapllo’

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër ku një nxënës është hedhur nga kati i dytë i kësaj shkolle.

Burime për mediat bëjnë me dije se 16 vjeçari A. M, nxënës në vitin e dytë ka hapur dritaren e klasës dhe është hedhur në oborr. Për pasojë ai ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë shokët e adoleshentit thonë se ai u hodh nga dritarja për një bast 10 mijë lekë të vjetra.

Ne vendngjarje ka shkuar policia, e cila heton shkaqet e kësaj ngjarjeje të paprecedentë. Kujtojmë se dy nxënës të këtij gjimnazi i kanë fund jetës në mënyrë tragjike, Irsa Muçollari dhe Veip Peçi ndërsa vijojnë ende hetimet për këto ngjarje.