E rëndë në Durrës, 39 vjeçari gjendet nga familjarët i varur në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 39-vjeçar është  gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, dyshohet se D.Sh është vetëvarur, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për sqarimin  e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:10, në banesën e tij, në lagjen nr.7, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. Sh., 39 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,.