Një 35 vjeçar ka tentuar t’i jap fund jetën në Durrës. Burimet për mediat bëjnë me dije se në Orosh të Durrësit, 35 vjeçari tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga çatia e banesës.
Por fatmirësisht ngjarja e rëndë është parandaluar pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë. Këto të fundit kanë arritur të neutralizojnë të riun, i cili për shkaqe të panjohura kishte vendos të kryente aktin e rëndë.
Raportohet se 35 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë në vijim priten detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje.
Një valë shqetësuese e vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje ka ngritur alarmin në vend, ku kryesisht janë moshat e reja, që vendosin t’i japin fund jetës së tyre.