Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre netë më parë në Divjakë ku Rahime Dardha, 81 vjeç, është dhunuar barbarisht nga dy të rinj, 25 dhe 19 vjeç.
Ata bënë planin gjakftohtë për të vjedhur në banesën e fqinjës së moshuar, duke e ditur që 81-vjeçarja Rahime Dardha është e vetme. Adrian Balla dhe Gentian Keçi i hynë në banesë në fshatin Shën e Premte, Divjakë dhe i vodhën me dhunë bizhuteritë e floririt.
Fotot e rënda të të moshuarës janë publikuar edhe nga deputeti Erjon Braçe, i cili kërkoi që fshati të reflektojë ndërsa tha se “më turp nuk ka” se sa të dhunosh një të moshuar që e di se është e vetme.
Nga hetimet rezultoi se të arrestuarit, Adrian Balla, 25 vjeç, dhe Gentian Keçi, 19 vjeç, janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera, të kryera në banesa aktualisht të pabanuara gjatë 2 javëve të fundit. Blutë e Divjakës i sekuestruan bizhuteritë e floririt, pajisje elektro-shtëpiake dhe produkte të tjera, të vjedhura prej tyre.