E paprecedentë ajo që ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku një ministër i zgjedhur nga kryeministri kërcënon deputetët e zgjedhur nga populli shqiptar.
Ky është rasti i Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës, që mori fjalën në seancën plenare të sotme për të kërcënuar deputetët e opozitës se do t’i çonte në Prokurori.
“Këtu nuk bëhet fjala për deputetët që janë përjashtuar dhe hyrjen e tyre. Garda e Republikës është duke kryer detyrën. Një pjesë e juaja që nuk po ju përmbahet rregullave, atëherë këtu bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Të gjitha provat do të fiksohen dhe do të bëjmë një kallëzim penal në Prokurori”, deklaroi ai në Kuvend.
Fjala e tij erdhi pas kaosit në seancën plenare, ku disa nga deputetët e përjashtuar të opozitës arritën të futen në në sallë dhe të përplaseshin me kolegët e mazhorancës.