E dashura e Laert Haxhisë e përfshirë në krime? Avokati i Klea Gjatës: Po i kërcënohet familja

I penduari i drejtësisë Artan Tafani nxorri në pah disa krime që ka kryer grupi i Laert Haxhisë, i cili ndodhet në burg në Janinë.

Haxhiu, i cili drejtonte një nga bandat më të mëdha të viteve të fundit kishte përfshirë në disa krime edhe të dashurën e tij nga Lushnja, Klea Gjata, 27 vjeç.

Sipas Tafanit kjo e fundit veç të tjerash i kishte ofruar garazhin e saj që ai të parkonte një nga makinat e përdorura në një krim.

Gjithashtu  dyshohet se Klea Gjata, është e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021. Së fundmi avokati i saj, pretendon se familja e Gjatës ka marrë kërcënime nga familjarë të viktimave, pas publikimit të lajmeve.

Sipas avokatit, Detar Hysi, policia dhe prokuroria kanë tejkaluar kompetencat, pasi nuk kanë kryer verifikime dhe konfirmime thëniesh të një të penduari për 3 ditë. Ai ka kërkuar të merren masa ligjore për sigurimin e jetës së qytetarëve.

27-vjeçarja, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.